Vdes mjeku i ri 32 vjeçar i cili punonte me Covid-19 në Shkup, i përkeqësohet gjendja duke vozitur dhe goditi një dru

Pulmologu Trajçe Neshkovski (32) ka humbur jetën pas pasditen e sotme i është përkeqësuar gjendja dhe së pari me makinë ka goditur një makinë në lëvizje dhe më pas ka goditur edhe një dru në rrugën Ruzveltova në Shkupi.

Pas aksidentit menjëherë është dërguar në Qendrën Urgjente, por mjekët nuk kanë arritur t’ia shpëtojnë jetën. Nga Qendra Klinike për SDK, përcjell SHENJA, kanë thënë se bëhet fjalë për mjek i cili ka qenë në krye të KOVID repartit në spitalin në Kozle, ndërsa sot ka qenë në detyrë në Klinikën Infketive.

Nga MPB kanë informuar se në orën 16.35 tek ata është denoncuar se në udhëkryqin mes rrugëve Orce Nikollov dhe Franklin Ruzvelt ka pasur aksident trafiku në mes makinë Citroen me targa të Gostivarit dhe Opel me targa të Strumicës. Trajçe më parë ka qenë edhe Sekretar në Unionin e të rinjve të LSDM-së, ndërsa për vdekjen e tij, ministri FIlipçe ka reaguar duke thënë se sot kemi humbur një njeri i cili ka dhënë gjithçka nga vetja në betejën kundër koronavirusit.

Ngjarja paraprake

Skënder Brataj zbulon arsyen: Ja pse janë rritur ndjeshëm të infektuarit

Ngjarja e ardhëshme

Studimi amerikan: Të lindurit në muajin tetor, jetojnë më gjatë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian