Vdes legjenda e futbollit, dy herë fituesi i “Këpucës së Artë”

Ish qendërsulmuesi portugez, Fernando Gomes, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, pasi humbi një betejë të gjatë me kancerin e zorrës së trashë.

Në vitet tetëdhjetë, Gomes ishte një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Ai fitoi dy herë “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë në Evropë. Hera e parë ishte në vitin 1983, kur shënoi 36 gola në ligë, dhe dy vjet më vonë 39.

Ai ishte gjashtë herë golashënuesi më i mirë i kampionatit portugez dhe me 287 gola vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e Porto-s.

Ai fitoi gjithçka me klubin dhe suksesin më të madh e arriti në vitin 1987, kur Porto ngriti trofeun e Kupës së Kampionëve të Evropës, siç quhej atëherë kompeticioni më elitar kontinental.

Pas kësaj ai mori trofetë e Superkupës së Europës dhe të Kampionatit Botëror të Klubeve. Në vendlindje ka fituar gjithsej 11 tituj, kupa dhe superkupa.

Ai kujtohet për deklaratën e tij se “shënimi i golave është si një orgazmë”, dhe shumë breza lojtarësh të rinj e konsideruan atë një model.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kosova dhe Maqedonia po përgatisin ligj për kriptovalutat

Story i radhës

Si të rifitoni interesimin për seksin nëse jeni duke marrë ilaçe kundër depresionit

Të fundit nga