Vdekjet nga koronavirusi të larta, Pipero: Pacientët vijnë rëndë në spital

Rëndimi i situatës nga pandemia ka rritur jo vetëm infektimet dhe shtrimet në spital, por dhe humbjet e jetës. Shkurti ishte muaji më i keq për vdekjet e ndodhura nga koronavirusi në vend, ku zyrtarisht raportohen 416 jetë të humbura.

Edhe fillimi i marsit shënoi shifra të larta të fataliteteve. Pëllumb Pipero, mjeku I spitalit Covid1, tregon disa nga arsyet e rritjes së vdekjeve në këtë periudhë, ku shkaku kryesor është vajtja me vonesë në spital.

‘Vijnë me ndërlikime të sëmundjesh, pas 7-8 ditësh, ndonjëherë edhe pas 14 ditësh që kanë ndenjur në shtëpi’, thotë Piero. ‘Ka një lloj skepticizmi për të ardhur në spitale, ndërkohë që spitali nuk është zgjedhje, por për shumë është zgjidhje’.

Me ngrohjen e motit dhe frekuentimin e ambienteve të hapura, Pipero thotë se situata pritet të ndryshojë në mes të marsit. ‘Deri nga gjysma e marsit numri do të jetë në këto nivele, edhe më i lartë, besoj unë’, thotë mjeku.

I pyetur nëse duhen ashpërsuar masat antiCovid, Pipero ka vendosur të presë vlerësimin e komitetit teknik. Ndërsa qytetarëve u bën thirrje të respektojnë masat në fuqi.

‘Përpara se të shkojmë të shtrëngimi i masave, të respektojmë masat. Doemos të vendosim maskën kur hipin në transportin publik, edhe në shkolla të respektohen masat e higjienës’.

Në këtë periudhë, spitalet Covid janë të mbingarkuar për shkak të fluksit të lartë të shtrimeve. Mjeku i spitalit infektiv tregon se nuk mungojnë as pacientët në moshë të re, mbi 23 vjeç, të cilët kalojnë forma të renda për shkak të ngarkesës së lartë të virusit.

Ngjarja paraprake

Nëna e raportoi të birin 6 vjeç të zhdukur, por ajo e kishte shtypur me makinë dhe e kishte hedhur në lum

Ngjarja e ardhëshme

Ylli i Sevillës: Të shpresojmë që nuk do të jetë dita e Messit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian