vdekjet misterioze ne rusi gjendet i pajete milioneri i njohur 40 vjecar 64bcd9c4720f9

Vdekjet misterioze në Rusi/ Gjendet i pajetë milioneri i njohur 40 vjeçar

July 23, 2023
1 minut lexim

Anton Cherepennikov, pronar i IKS Holding ruse, një milioner me lidhje me shërbimet sekrete ruse, ka vdekur. Ai ishte 40 vjeç. 

Shkak i vdekjes, sipas burimeve zyrtare, ishte arresti kardiak: burri u gjet i vdekur të shtunën në zyrën e tij. IKS Holding i Cherepennikov është kompania më e madhe në Rusi në fushën e sigurisë kompjuterike dhe të ashtuquajturave ‘sisteme operative-hetuese’ (përgjime). 

Kompania e tij u shërben strukturave ruse të zbatimit të ligjit dhe, sipas gazetës ruse Novaya Gazeta, është përdorur nga FSB, shërbimet federale të sigurisë, për të kryer përgjime të civilëve në të gjithë vendin.

Duke komentuar lajmin për vdekjen në Twitter, këshilltari ukrainas për punët e brendshme Anton Gerashchenko shkroi: “Edhe një vdekje misterioze e një menaxheri të lartë në Rusi”. 

Vdekja e Cherepennikov është e dyta e një figure të lidhur me rrethin e Putinit, brenda disa orësh. Ditët e fundit, oligarku miliarder Igor Kudryakov, një ish-zyrtar qeveritar dhe biznesmen i pasur, u gjet i pajetë në banesën e tij në Moskë.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

rreth 50 ari grure perfshihen nga zjarri ne rahovec 64bcd4deacfad
Story i mëparshëm

Rreth 50 ari grurë përfshihen nga zjarri në Rahovec

turkiye shpeton 38 migrante ne detin egje 64bcde7415be4
Story i radhës

Türkiye shpëton 38 migrantë në Detin Egje

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë