Vdekje misterioze e deputetes gjermane Karin Strenz pas humbjes së ndjenjave në avion

Deputetja e partisë së kancelares Angela Merkel po kthehej nga Kuba, kur avioni i detyrua të bënte ulje emergjence në Irlandë.

Por grupet e emergjencës nuk arritën dot të shpëtonin 53 vjeçaren Karin Strenz, e cila po kthehej nga Kuba me bashkëshortin e saj, njoftoi Eckhardt Rehberg, edhe ai deputet i Unionit Kristian-Demokrat i qendrës së djathtë.

Ai shtoi se nuk është ende i qartë shkaku i vdekjes dhe as arsyeja e vizitës së deputetes në Kubë.

Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman Bundestag, tha sot se e ndjera nuk po udhëtonte në funksion të detyrave zyrtare parlamentare.

Prokurorët e qytetit të Schwerin thanë se kanë nisur hetimet për shkakun e vdekjes dhe do të kërkojnë asistencë nga Irlanda, ku po kryhet dhe autopsia.

Strenz kishte qenë anëtare e parlamentit gjerman që prej vitit 2009, si përfaqësuese e shtetit verilindor Mecklenburg-Western Pomerania.

Ajo nuk planifikonte rizgjedhjen në fushatën e 26 shtatorit. Vitin e kaluar emri i saj u lakua në hetimet e prokurorëve për transferta të dyshueshme parash nga Azerbaixhani.

Ngjarja paraprake

Cilët Nuk Duhet Të Konsumojnë Kafe Turke Dhe Çfarë U Shkakton Në Organizëm

Ngjarja e ardhëshme

Kikia: Policia të mos fërkojë duart! Përmbaruesi që hyn në burg zëvendësohet të nesërmen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian