Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë, Idajet Beqiri ngre alarmin për atë që po ndodh

Avokat Idajet Beqiri ngriti sot alarmin në emisionin ‘Breaking’ se hetimet për vdekjen misterioze të 4 turistëve rusë në hotelin në Qerret të Kavajës po zvarriten dhe kjo mund të ketë pasoja.

Beqiri deklaroi se kur këto hetime dalin jo të sakta, atëherë rrezikojmë të dalin fiasko.

“Problemi është kompleks, e jemi shumë të ngadaltë me hetimet, fillojnë presionet e goditjet, mbi deklarimet e pastaj, kur ato dalin jo të sakta e jo të plota e madje fiasko, kjo rrit edhe dyshimet se si ka ndodhur e vërteta. Nga ana tjetër edhe kur kemi të bëjmë me shtetas të huaj, nuk mund të veprojnë sikur vepron shteti shqiptar kur ndodhin shqiptarëve rastet e keqtrajtimeve në vende të huaja. Çdo shtet serioz i shkon deri në fund çështjes. Këta e kanë futur hetimin në akte të pritjes së ekspertimeve që vijnë”, tha Beqiri.

Ai shtoi se hetimit të ngjarjes së katër shtetasve rusë duhet t’i jepet përparësi, pasi deri tani është vërejtur mungesa e llogarisë ligjore.

“Ngjarja dyshohet edhe për hakmarrje, pasi një nga viktimat ishte një ish-ushtarak. Nuk falet zvarritja e hetimit. Koha. Vetëm analizat laboratorike, do na japin një përgjigje tepër ekzakte dhe të plotë, nuk duhet të ketë zvarritje”, theksoi Beqiri.

Bashkëshortë rus Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç mbërritën të dielën e kaluar në vendin tone dhe kanë vizituar disa pika turistike. Prenotimin në hotelin e Qerretit e bënë më herët, kurse akomodimi ditën e ngjarjes. Ambasada ruse ndërkohë pas tërheqje së 4 trupave të pajetë ka deklaruar se do të kryejë vetë hetime me ekspertizat laboratorike.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Rasti Kavala: Sprova e re mes BE dhe Turqisë

Ngjarja e ardhëshme

Skandal, Serbia sulmon me gjësende të ndryshme Shqipërinë në Beograd! AIBA e pa 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian