Vdekja e 53-vjeçarit në QSUT, Bardhi: Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka dështuar në fushën e shëndetësisë. Bardhi thotë se papërgjegjshmëria e qeverisë po paguhet shumë shtrenjtë nga qytetarët shqiptarë, referuar këtu vdekjes së 53-vjeçarit në QSUT.

Ai thotë se ilaçet sot nuk janë të sigurta, sistemi shëndetësor është i rrënuar stafet mjekësore janë të keqpaguara ndërsa shëndetësia falas nuk ekziston.

‘Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare.

Ilaçet nuk janë të sigurta.

Sistemi është i rrënuar.

Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.

Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati.

 Në video, Edi Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale!

Këmbana e alarmit po bie çdo ditë”, shprehet Bardhi.

Ngjarja paraprake

Pas Macronit, Erdogan tani i drejtohet SHBA-së: Cilado qofshin sanksionet e juaja, mos i vononi

Ngjarja e ardhëshme

Istogu fiton derbin në Vushtrri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian