Vazhdon kujdesi i komunës në parkun e pishave në Sllatinë

Shërbimet komunale vazhdojnë përkujdesjen e nevojshme për parkun e pishave në Sllatinë të Madhe.

Tani është duke vazhduar pastrimi i gjithë sipërfaqes duke hequr mbeturinat të cilat po hedhen jo vetëm në kontejner por edhe jashtë tyre.

Këto ditë është shumë shqetësuese edhe një dukuri tjetër e cila po vazhdon pa ndërpre e ajo është dëmtimi i tavolinave dhe i ulëseve nga qytetarë të pandërgjegjshëm.

Duke e parë frekuentimin e madh të qytetarëve të cilët dalin për të pushuar dhe për të kaluar kohën e lirë por edhe duke ditur se sa është i rëndësishëm  një ambient i pastër, kërkojmë nga qytetarët që edhe ata të kujdesen dhe të mirëmbajnë parkun rekreativ të pishave në Sllatinë të Madhe.

Bashk për një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm!

Ngjarja paraprake

Arsim Abazi flet pas ndeshjes me Bullgarinë

Ngjarja e ardhëshme

Shilegov: Qyteti i Shkupit sot humbi një hero, shok dhe koleg

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian