Vazhdon kontrolli i policisë për mbajtjen e maskës, gjobiten 341 qytetarë dhe shoqërohen në Komisariat 11 persona

Policia e Shtetit njofton se në të gjithë vendin ditën e sotme janë gjobitur 341 persona që janë konstatuar që nuk mbanin maskën. Po ashtu janë shoqëruar në Komisariat 11 qytetarë që nuk kanë pranuar që të tregojnë mjetin e identifikimit në mënyrë që polici të plotësonte fletën e gjobitjes.

Nisur nga rritja e numrit tërasteve ku sot u shënua një tjeter rekord me 289 raste të reja, Policia njofton se ka shtuar prezencen e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin ne menyre qe masa e fundit nga qeveria, per mbajtjen e detyruar te maskes te zbatohet sa me mire.

Ndersa diten e djeshme u gjobiten per mosmbajtjen e maskes 171 qytetare ne te gjithe vendin.

Njoftimi i plotë: 

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Punonjësit e Policisë vijojnë kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Edhe gjatë ditës së sotme, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 341 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar.

Policia e Shtetit nisur edhe nga shtimi i rasteve të personave të infektuar, por edhe për të monitoruar sa më mirë zbatimin e masës më të fundit për vendosjen e detyrueshme të maskës, ka rritur prezenën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit falënderon edhe njëherë qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Ngjarja paraprake

Rritja e shumicës parlamentare, Alternativa mohon përfshirjen në qeveri

Ngjarja e ardhëshme

KEDS njofton për punime në rrjet përgjatë vikendit në këto vende

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian