Vazhdon kërkimi për personin e paidentifikuar që rezultoi pozitiv me variantin brazilian në Mbretërinë e Bashkuar

Kërkimi për një person të paidentifikuar i cili rezultoi pozitiv për variantin brazilian të coronavirusit është ngushtuar në 379 familje në Anglinë juglindore, ka thënë sekretari i shëndetësisë Matt Hancock.

Sipas medieve të huaja, në total, gjashtë raste të variantit të coronavirusit P1 janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Njëri prej rasteve ende nuk është identifikuar pasi individi nuk arriti të kompletojë kartën e regjistrimit të testit.

Mirëpo, Matt Hancock, i tha parlamentit të martën se zyrtarët kishin “identifikuar grupin e mjeteve të testeve në shtëpi për rastin në fjalë”.

“Kërkimi ynë është ngushtuar nga i gjithë vendi në 379 familje në juglindje të Anglisë dhe ne jemi duke kontaktuar secilën familje”, shtoi Hancock.

Ekzistojnë shqetësime se varianti brazilian mund të përhapet më lehtë, ose që vaksinat mund të jenë më pak efektive kundër tij.

Ngjarja paraprake

Dua Lipa pozon pa reçipeta e veshur me pulover, ndërsa i gëzohet suksesit të albumit

Ngjarja e ardhëshme

Shpëtim Idrizi: Votat e PDIU-së e çojnë Ramën në opozitë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian