Vazhdon i nxehti afrikan në Shqipëri, parashikimi i motit për sot

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në vendin tonë, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në një pjesë të mirë të territorit.

Po, ashtu temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezente si pasojë e masave ajrore nga kontinenti Afrikan që kanë përfshirë Shqipërinë.

Parashikohet që vonë pasdite të këtë grumbullim të vranësiravë në zonat veri-veriperëndimore por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do të fryje mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 balle.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqipëri, turistëve u bëhet thirrje të shmangin blerjet në rrugë

Story i radhës

Lei Kraja gjen mënyrën për t’u freskuar në këto ditë të nxehta

Të fundit nga