Vazhdon greva në zyrat e Librave Amë

Ka hyrë në ditën e pestë greva e punonjësve administrativ në Drejtorin e Librave Amë. Ata kërkojn rritje lineare të pagave, pasi ka punonjës me përvoj punë gati 15 vite që marin rrogë prej15000 denarësh. Kërkojnë edhe mirëkuptim nga qytetarët të cilëve nuk po u jepen dokumentet e nevojshme, këmbëngulin se nuk do zbrapsen edhe përkundër presioneve, deri në realizmin e kërkesave kolektive.

“Shumica e kolegëve ka gati 15 vjetë nuk ka lëvizje në rroga janë referent të rinj. Me 15000 denar besoj se nuk mund të ushqehet një familje. Ka presione nuk do të thotë se nuk ka, po ne kemi të drejtat tona dhe nuk ndalojmë. Kërkesa e qytetarve është e madhe pasi jemi qytet i dytë në Maqedonin e veriut, shfrytëzoj rastin dhe kërkojmë ndjesë ndaj tyre por duhet të na kuptojnë ata se më një rrogë 15000 denar nuk mund të jetojmë.”, tha Naser Xhemaili nga drejtoria e Librave Amë-zyra në Tetovë.

Kryetari i Sindikatës, Toni Milosheski, kërkoi nga qeveria që sa më parë të plotësojë kërkesat e tyre.

“Kërkojmë që në një afat sa më të shkurtër kohor të ndërmarin masa si qeveria ashtu edhe Ministria e Drejtësisë. Derisa nuk realizohet ajo që ne kërkojmë, do të vazhdojmë më grevën dhe nuk do të ndalemi. Kemi presione edhe nga vetë udhëheqsia, më shumë bëjn presione kundrejt të punësuarve në kontrata në vepër të cilëve mund edhe t’ua ndërpresin marrveshjet.”, tha Toni Milosheski, kryetar i SPDLA-s.

Sindikata tashmë 3 vite po negocion e po kërkon të rrogave. Ata thonë se kanë pasur takime me Ministrinë e Drejtësisë për marrveshjen kolektive, por nga Ministria e Financave u është thënë se propozimi i tyre nuk do të miratohet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përçahet BESA dhe ASH

Story i radhës

Nedellkov: Orët e humbura nga greva të plotësohen dhe viti shkollor të përfundojë më 10 qershor

Të fundit nga