​Vazhdon greva në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe atë të Apelit

Vazhdon greva në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe atë të Apelit.

Për të 10-ën ditë me radhë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe atë të Apelit, po vazhdon greva e punëtorëve të administratës, pasi këshilli grevist nuk ka arritur asnjë marrëveshje për ndërprerjen e grevës.

Punëtorët e administratës kanë hyrë në grevë për të kërkuar që të aprovohet Ligji për punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive.

Ata kërkojnë edhe përafrimin e pagave të punëtorëve, pagesat lineare nga 150 euro për çdo punëtor, shujtat ditore dhe pagesat e udhëtimit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Salianji: Lulzim Basha duhet të ikë

Story i radhës

Avni Rustemi: Ndryshimet dhe rezistenca ne ARS do mbahen mend gjatë!

Të fundit nga