vazhdon aplikimi i programit trajner sportiv 679267577162b

​Vazhdon aplikimi i programit “Trajner Sportiv”

January 23, 2025
1 minut lexim

Më 15 janar ka përfunduar me sukses semestri dimëror 2024/2025 i programit të edukimit “Trajner Sportiv,” ku mbi 40 kandidatë janë duke vijuar ligjëratat tri herë në javë.

Programi, i themeluar nga Akademia Olimpike, e cila vepron në kuadër të KOK-ut, ka nisur për herë të parë në tetor të vitit të kaluar dhe po ecën me hapa të sigurt drejt formimit të trajnerëve të ardhshëm.

Prej 23 janar deri më 23 shkurt, kandidatët do t’u nënshtrohen provimeve në shtatë module si:

Anatomia dhe fiziologjia e njeriut

Pedagogjia sportive

Psikologjia sportive

Menaxhimi në sport

Biomekanikë sportive

Metodat e punës së trajnerit në sport

Matjet dhe testimet në sport

Semestri i dytë nis më 1 mars dhe përfundon më 30 maj 2025.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

santiago gimenez reagon pas interesimit te milanit 67926667286f0
Story i mëparshëm

Santiago Gimenez reagon pas interesimit të Milanit

trump 2 0 evropa perballe nje epoke te pasigurte 679269ec13753
Story i radhës

Trump 2.0: Evropa përballë një epoke të pasigurtë

Të fundit nga

ShkoLartë