Vazhdojnë replikat, Adelina pyet Arif Vladin: Fol, a je paguar për këngën për UÇK-në?

Adelina kërkon publikisht nga Arif Vladi që të tregojë nëse është paguar për “Marshin e UÇK-së”.

Po vazhdon drama mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit, ku të dy u përplasën për “Marshin e UÇK-së”.

E gjitha nisi në emisionin e ri të Adelinës, ku ajo deklaroi se Vladi ka marrë para për “Marshin e UÇK-së”, andaj kjo bëri që artisti të reagojë.

Me një sërë postimesh, këngëtari tha se nëse nuk tregon se kush e ka paguar, Adelina do të dalë para gjyqit.

“Arif Vladi. A je paguar per “Marshin e UÇK” apo jo? Kjo eshte pyetja. Sepse dolen deshmitare qe konfirmojne se je paguar. Cka degjoj une,  eshte pune e imja. Fol, a je paguar”, janë fjalët e këngëtares.

Image
Ngjarja paraprake

Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Milevski për vizitë pune në Shqipëri

Ngjarja e ardhëshme

Ambasadori i Çekisë në Tiranë: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë

të fundit nga