Vazhdojnë patrullimet policore, inspektohen lokale afariste dhe qendra tregtare për respektimin e masave anti-COVID

Policia e Kosovës dhe Inspektoriati AUV, kanë inspektuar lokale afariste dhe qendra tregtare, për të shikuar nga afër se sa po zbatohen masat AntiCovid.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, patrullat policore përveç angazhimeve rutinë në detyra policore, janë angazhuar në kontrolla dhe inspektime të përbashkëta me inspektorë, në zbatim të vendimit të Qeverisë.

Po ashtu, po ndërmerren edhe masave ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë këto masa.

“Qëllimi primar vazhdon të mbetet siguria e përgjithshme dhe shëndeti publik, andaj apelojmë që të respektohen masat AntiCovid”, thuhet në njoftim. 

Image
Image
Ngjarja paraprake

Adelina Tahiri tregon linjat trupore me pantallonat e zbërthyer

Ngjarja e ardhëshme

Nis vaksinimi i personave mbi 18 vjeç në SHBA

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian