Vazhdojnë arrestimet e studentëve protestues në Turqi

Katër persona janë arrestuar vetëm sot pas hetimeve mbi protestat kundër të emëruarit të Presidentit Recep Tayip Erdogan për rektor të njërit ndër universitetet kryesore në Turqi.

Protestat kundër akademikut dhe ish-politikanit, Melih Bulu, filluan muajin e kaluar. Kritikët thonë se emërimi i tij ndodhi falë një procesi jodemokratik që ka për qëllim shuajë mendimin ndryshe në një prej qendrave të fundit të mendimit liberal në Turqi.

Zyra e Prokurorit në Ankara njoftoi se katër të arrestuarit akuzohen për dëmtim të pronës publike dhe propagandë terroriste. Dy të tjerë u vendosën nën arrest shtëpie.

Rreth 600 persona janë arrestuar që nga 4 janari gjatë protestave në Stanboll dhe Ankara ndërsa zoti Erdogan po përballet me presion të brendshëm e të jashtëm për shtypjen e protestave.

Bogazici, një ndër universitetet më të mira në Turqi, duket se ndodhet nën rrethim.

Vendimi i Presidentit Recep Tayyip Erdogan për të imponuar rektorin e universitetit prej disa javësh ka nxitur protesta.

Tensionet u shtuan së fundmi kur policia bastisi fillimisht kampusin e më pas edhe shtëpitë e studentëve.

“Duam të protestojmë në mënyrë demokratike dhe paqësore, por ata vazhdojnë të na sulmojnë. Çdo ditë frikësohem se po më ndjekin apo se do të më marrin nga shtëpia. Shumë nga miqtë e mi ndodhen në paraburgim. Jam shumë i shqetësuar për ta”, thotë një student protestues në kushte anonimiteti.

Studentë dhe profesorë janë të bashkuar në protestën pranë zyrës së rektorit duke kundërshtuar vendimin e zotit Erdogan për caktimin e kreut të ri të universitetit. Tradicionalisht rektori është votuar nga akademikët.

“Jemi të vendosur në idealet tona për një universitet të pavarur, universitet të lirë e demokratik. Prania jonë këtu çdo ditë, është tregues i kësaj”, thotë Can Candan, profesor.

Që nga fillimi i tij, Universiteti Bogazici është konsideruar si një qendër e mendimit liberal; sot, mbetet një oaz kundër paragjykimeve në rritje të qeverisë.

Si dëshmi e saj është vendimi i rektorit të ri për ta ndaluar studentët që i përkasin komunitetit LGBT

Por zoti Erdogan mbron rektorin, ndërsa studentët i quan protestues terroristë që sipas tij janë pjesë e një konspiracioni të komunitetit LGBT.

Ankaraja iu përgjigj kritikave nga Shtetet e Bashkuara dhe vende tjera, duke i paralajmëruar që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të Turqisë.

Protestat po zgjerohen edhe jashtë kampusit universitar dhe

por po përballen me vendosmërinë e autoriteteve për t’i ndaluar ato.

Ndërsa dy palët nuk japin shenja smbrapsjeje dhe beteja po përshallëzohet, shqetësimet mbi pë ardhmen e Turqisë po vazhdojnë të rriten./VOA

Ngjarja paraprake

Një blogere, Instagrami i së cilës vjen erë sapun, trëndafila dhe mjaltë

Ngjarja e ardhëshme

Selami demanton Simovskin: Etninë dhe fenë e mërgimtarëve mund ta deklarojnë edhe familjarët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian