Vazhdohet afati i regjistrimit: DIASPORA regjistrohet deri më 30 shtator

Regjistrimi i popullsisë rezidente, i banorëve që jetojnë brenda territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është vendosur që të shtyhet, kurse regjistrimi i DIASPORËS të vazhdojë pa ndërprerë deri më datë 30 shtator.

Regjistrimi i diasporës në faqen e internetit census.stat.gov.mk do të vazhdojë dhe kjo është një mundësi e mirë dhe formë që mundëson periudhë shumë më të gjatë kohore që DIASPORA jonë të regjistrohet.

Procesi i regjistrimit për banorët rezident të Maqedonisë së Veriut, në vend që të nis nga data 1 Prill, do të fillojë nga data 5 shtator dhe do të përmbyllet me datë 30 shtator, në ndërkohë pa harruar se gjatë gjithë kësaj periudhe Regjistrimi i DIASPORËS nuk do të ndalet.

Ky vendim, sipas burimeve tona brenda Qeverisë është marrë për të mirën e qytetarëve pasi që gjatë periudhës në vazhdim është planifikuar që të nis imunizimi masiv i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe me këtë rreziku i shpërndarjes së COVID-19 të ulet në minimum.

Procesi i imunizimit masiv do të fillojë në fillim të muajit prill kur edhe pritet të arrijnë 350.00 vaksina, kurse menjëherë pas këtyre vaksinave pritet të arrijnë dhe një numër edhe më i madh i vaksinave me çka do të krijohen kushte edhe më të sigurta për regjistruesit por edhe vetë banorët e vendit tonë.

Me këtë vendim sipas burimeve të njëjta janë pajtuar edhe partitë opozitare, me ç’rastë edhe ato do të kontribuojnë në mbajtjen e procesit të regjistrimit i cili është tejet i rëndësishëm për RMV-në.

Ngjarja paraprake

Napoli kërkon mbi 70 milionë euro për Koulibalyn

Ngjarja e ardhëshme

Kalon në skenarin C - online edhe shkolla “Faik Konica”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian