Vatikan, Papa Françesku: I keqardhur për armëpushimin e brishtë azero-armen

Papa Françesku shprehu keqardhjen dje për një armëpushim shumë të brishtë në luftimet midis forcave armene të territorit separatist të Nagorni-Karabahut dhe atyre të Azerbajxhanit.

“Unë vlerësova faktin që Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord për një armëpushim për arsye humanitare, me synimin për të arritur një marrëveshje thelbësore paqeje, pavarësisht nga fakti se armëpushimi tregon se ishte shumë i brishtë”, tha ai.

“Unë nxis rifillimin e armëpushimit dhe shpreh pjesëmarrjen time në dhimbjen për humbjen e jetës njerëzore, për vuajtjet e pësuara dhe për shkatërrimin e shtëpive dhe vendeve të adhurimit”, vazhdoi papa argjentinas para disa qindra njerëzve në sheshin  ”Shën Pjetri”.

Një armëpushim humanitar u negociua të premten në Moskë për të lejuar organizimin e një shkëmbimi të të burgosurve dhe trupave të ushtarëve të vrarë./ATSH

Ngjarja paraprake

62 gjyqtarë e prokurorë në alarm nga verifikimi i pasurisë, ja si i kanë shpëtuar vetingut përmes dorëheqjes

Ngjarja e ardhëshme

Horoskopi javor për periudhën nga 12 – 19 tetor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian