Vasilev: Zjarri në Manastir të mos bëhet temë dramatike dhe të mos ndikoj në negociatat me Maqedoninë e Veriut

Zjarrvënia në Qendrën Kulturore Bullgare në Manastir na nxitur reagimin e shumë figurave politike të Maqedonisë dhe Bullgarisë, duke dënuar bashkarisht veprimin i cili deri më tani nuk dihet se kush e ka shkaktuar.

“Zjarrvënia e Qendrës Kulturore Bullgare në Manastir është një tentativë tjetër për të ndezur pasionet, me qëllim që të mos arrihet një zgjidhje e arsyeshme nga Ministritë e Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Komisioni i Përbashkët Historik dhe të gjithë ata që përpiqen të gjejnë zgjidhje të përbashkëta”, vlerëson zëvendëskryeministri dhe ministri bullgar i financave, Asen Vasilev në një deklaratë për mediat bullgare.

“Zjarri nuk është i drejtuar kundër Bullgarisë apo Republikës së Maqedonisë së Veriut, por është i drejtuar kundër përpjekjeve tona për të arritur një marrëveshje dhe kjo vjen pas një kohe shumë të gjatë bisedimesh dhe premtimesh, për të arritur një pikë mirëkuptimi”, tha Vasilev, i cili së bashku me kryeministrin bullgar Kiril Petkov është bashkëkryetar i partisë Ndryshimi Vazhdon.

Sipas tij, vënia e zjarrit është diçka që nuk duhet të ngjallë emocione, e për rrjedhojë duhet të mos ndikojë as në negociata.

“Shpresoj se nuk do të ketë efekt dramatik, “çështja me Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk është një situatë e lidhur me partinë, por me të gjithë shtetin dhe popullin bullgar ndaj duhet diskutuar gjërë e gjatë”, tha Vasilev.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tirana dhe Struga nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Story i radhës

Media zvicerane nuk i kursen me nota njësha e dysha, ja si kalojnë Shaqiri e Xhaka

Të fundit nga