vasil jovanov denohet me 3 vjet e 10 muaj burg per droge 67a745730442b

Vasil Jovanov dënohet me 3 vjet e 10 muaj burg për drogë

February 8, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Apelit në Shkup, në një seancë jo publike, e refuzoi si të pabazuar ankesën e Vasil Jovanovit për veprën e mëparshme penale, ku u kap me 80 pako amfetaminë.

Vendimi i Gjykatë së Apelit:

Gjykata e Apelit në Shkup, në interes të publikut dhe mediave, informon se duke vepruar mbi çështjen penale KZh-1047/24, në një seancë jo publike të mbajtur më 05.02.2025, e refuzoi si të pabazuar ankesën e të pandehurit V.J. nga S., ndërsa e pranoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.

Vendimi i Gjykatës Themelore Penale në Shkup K.nr.1439/24, i datës 31.07.2024, u ndryshua në pjesën e sanksionit penal – masa edukative e dërgimit në një institucion korrektues-edukativ u zëvendësua me dënim me burg. Për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215, paragrafi 1 i Kodit Penal, atij i caktohet një dënim me burg prej 1 (një) viti, dhe për të njëjtën vepër penale sipas nenit 215, paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, ai dënohet me 3 (tre) vjet burg.

Në përputhje me nenin 44, paragrafi 2, pika 2 të Kodit Penal, i shqiptohet një dënim i vetëm me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vitesh dhe 10 (dhjetë) muajsh.

Vendimi i marrë, së bashku me arsyetimin e tij, do të publikohet në tërësi në faqen zyrtare të gjykatës, në përputhje me Ligjin për menaxhimin e lëvizjes së lëndëve në gjykata, – konfirmuan nga Gjykata e Apelit për Infomax.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

profile te rreme ne mbeshtetje te kandidateve dhe partive politike 67a74267800c5
Story i mëparshëm

​Profile të rreme në mbështetje të kandidatëve dhe partive politike

struga trim lum zhvillon gjeneralen kunder beses se doberdollit 67a74626c06ef
Story i radhës

Struga Trim Lum zhvillon gjeneralen kundër Besës së Dobërdollit

Të fundit nga

Kreshnik Bekteshi dërgohet në Burgun e Shutkës

Gjykata Themelore e Koçanit shpërndau informacionin se disa nga të dyshuarit janë transferuar në burgun e Shkupit, ndërsa disa të tjerë në burgun e Kumanovës. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është transferuar
ShkoLartë