Varhelji: Negociatat, brenda pak ditësh

Komisioneri për zgjerim dhe politikë të mirë i BE-së Oliver Varhelji beson se konferenca e parë ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën mund të mbahet brenda disa ditëve.

Në një mbledhje të komitetit ndërparlamentar Varheji tha se të gjitha pengesat janë tejkaluar.

“Jemi pothuajse aty. Tani është momenti që të gjithë aktorët të bëjnë hapin e fundit. Kam shpresa të larta se konferencat ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të mbahen brenda pak ditësh. Të dy vendet kanë zbatuar gjithçka që u është kërkuar dhe janë gati. Gati duhet të jemi edhe ne. Tani kemi një zgjidhje në tavolinë, të miratuar nga parlamenti bullgar kështu që të gjitha pengesat janë tejkaluar”, tha Oliver Varhelji, komisioner për zgjerim. audiovisual.ec

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rinovohet ambulanca në Haraçinë (FOTO)

Story i radhës

Tottenham synon dyshen e Everton

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish