Varheji së shpejti në Sofje, Maqedonia e Veriut mes temave për bisedime me Petkovin

Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji në ditët në vijim do ta vizitojë Bullgarinë, bëri të ditur zot zëdhënësja e Qeverisë bullgare, Lena Borislavova.

Ajo ka shtuar se mes temave të bisedimeve të Varhejt me kryeministrin Kiril Petkov do të jetë edhe dialogu i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut.
“Atë që dua ta theksoj është se nuk bëhet fjalë për përshpejtim të ndonjë procedure, por procedurë negociuese që merr parasysh rezultatet reale. Qëndrimi nuk do të ndryshojë nga ajo që e kemi thënë deri tani. Zaten- dy vendet punojnë bashkë, ka përmirësim të dialogut, pra është fakt, dëshirë e vërtetë është të arrihen rezultate nga dy palët që të pastrohen tensionet dhe pikat konfliktuoze”, ka thënë Borislavova.

Story i mëparshëm

Kryetari Idrizi ka bërë ndarjen e kiosqeve nga druri, për prodhuesit vendor

Story i radhës

Ministrja austriake Edstadler në Shkup: Euriointegrimi të bëhet me vepër

Të fundit nga