Varhei shpreson që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet deri në fund të vitit

Bruksel, 6 tetor 2020 (MIA) – Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhei, u drejtua para eurodeputetëve këtë pasdite pasi u publikuan raportet për progresin e reformave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Eurokomisari i BE-së theksoi se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të qëndrueshëm në fushën e reformave, në veçanti sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Diskutimet janë duke vazhduar në Këshill mbi propozimin e kornizës së negociatave dhe shpresoj që konferencat ndërqeveritare do të mbahen nën presidencën aktuale, nëse miratohen,” tha Varhei.

Komisioni Evropian i dorëzoi propozim kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë vendeve anëtare në fillim të verës. Shtetet anëtare duhet, sipas kalendarit të presidencës gjermane, t’i miratojnë ato në nëntor, me ndryshime të mundshme.

Problemi kryesor për Maqedoninë e Veriut janë kërkesat e Bullgarisë, e cila kërkon të shtojë elemente në lidhje me kontestet dypalëshe midis Shkupit dhe Sofjes.

Shqipëria, nga ana e saj, ka një numër kushtesh shtesë që kanë të bëjnë kryesisht me sundimin e ligjit, gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Eurokomisari i BE-së Varhei tha se Tirana kishte bërë përparim të rëndësishëm në reformat për në BE në muajt e fundit. Ai beson se ndarja e Shkupit dhe Tiranës do të ishte një gabim.

Varhei nesër do të udhëtojë në rajon, vizitën do ta fillojë në Maqedoninë e Veriut. tm/sn/

Ngjarja paraprake

Publikohet raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut

Ngjarja e ardhëshme

Një mjek, një infermiere dhe një teknik mjekësor nga Nefrologjia pozitivë në Kovid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian