“Varëse 10 mijë euro”, Belinda Balluku: Nuk jam ministrja më e pasur

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se buxheti i vitit 2021 anon nga ana e infrastrukturës, asaj rrugore, portuale dhe aviacion. Gjatë intervistës në “Ilva Now”, znj. Balluku tha se buxheti i dikasterit që ajo drejton do të jetë 49 miliardë lekë, ndërkohë që kërkesa për fonde ka qenë 50% më shumë se sa kaq.

Etiketimit nga gazetarja Ilva Tare si “ministrja më e pasur”, duke iu referuar faktit se është dikasteri që ka marrë pjesën e luanit nga buxheti i shtetit për vitin ardhshëm, znj. Balluku iu përgjigj duke thënë se personalish nuk është “e pasur”.

Ilva Tare: Duket ministrja më e pasur në qeveri…

Belinda Balluku: Kam përshtypjen që kjo nuk ka të bëjë me ministren e pasi e thënë kështu Ilva, ngjan pak keq dhe nuk na duan këto me “më të pasur, më..” se tani kanë marrë dhe varset që i blejmë 10 dollarë dhe na i kanë bërë 10 mijë euro. Kështu që ministrja nuk është e pasur dhe as do të jetë ndonjëherë.

Ngjarja paraprake

Formacionet zyrtare: Celtic – Milan

Ngjarja e ardhëshme

Rama: Ka pas shumë provokime, shumë zhagitje...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian