VAR me një vendim kontravers, shënohet edhe goli i tretë në “El Clasico”

Është duke u zhvilluar takimi i javës së 5-të në La Ligën spanjolle mes Barcelonës dhe Real Madridit, raporton Insporti.

Është shënuar edhe goli i parë në derbin më të madh në botë, ku Real Madrid ka kaluar në epërsi në minutën e 5-të të takimti përmes mesfushorit urguaian Fede Valverde.

Epërsia e “Los Blancos” nuk zgjati shumë, vetëm tri minuta më vonë Ansu Fati shënon golin e barazimit pas një harkimi nga Jordi Alba.

Real Madrid ka rikthyer epërsinë prej një goli. I saktë nga pika e bardhë u tregua Sergio Ramos, penallti e cila u akordua me VAR pas një tërheqje të fanellës nga ana e Piques.

Ngjarja paraprake

EBA dhe Bahreini përshëndesin normalizimin e marrëdhënieve mes Sudanit dhe Izraelit

Ngjarja e ardhëshme

Kovid 19 RMV/ 14 të vdekur, 404 raste të reja. Shërohen 182 pacientë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian