Van de Beek këshillohet urgjentisht të largohet nga Manchester United

Donny van de Beek mund të largohet pas vetëm një viti te Manchester United.

Kanë kaluar muaj dhe mesfushori holandez ende nuk e ka bindur Ole Gunnar Solskjaerin për një vend në formacion, andaj raportohet se 23-vjeçari është duke e menduar largimin, qoftë në formë huazimi, ose të përgjithshëm.

Madje, ish mesfushori i Holandës, Ronald de Boer, ka kërkuar urgjentisht nga ai që të ndërrojë skuadër sepse, ajo çfarë po ndodh me të te “Djajtë e Kuq” mund t’i kushtojë me Kampionatin Evropian.

“Po rrezikon shumëçka, nuk ka përmirësim sa i përket minutave në fushë, Besoj se ai duhet të deklarohet për t’u huazuar, apo ndoshta edhe për t’u shitur”, tha De Boer. 

Ngjarja paraprake

Fenerbahce ka arritur marrëveshje me Ozil

Ngjarja e ardhëshme

Kalifornia me rekord dy-ditor të vdekjeve të koronavirusit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian