Van Basten dhe vështirësitë e Van de Beek: Ky është problemi i madh që kanë lojtarët kur largohen nga Ajax

Donny van de Beek nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij te Manchester United.

Mesfushori holandez mund të jetë penduar për zgjedhjen e tij për t’u transferuar në Angli nga Ajaxi.

Marco van Basten ka provuar të shpjegojë për Ziggo Sport arsyet e vështirësive të lojtarit:

“Tek Ajax të gjithë mendojnë se janë menjëherë të pjekur dhe se mund të bëjnë mirë edhe në vende të tjera. Por Ajax është një skuadër që të ndihmon shumë dhe ia bën jetën më të lehtë një lojtari, veçanërisht atyre që luajën në rolin e fantazistit”, ka thënë legjenda holandeze.

“Historia ndryshon jashtë Holandës. Duhet të jesh në gjendje të kujdesesh për veten dhe t’i bindësh shokët e skuadrës se mund t’i ndihmosh të fitojnë”.

Ngjarja paraprake

Debuton me Ferrarin, Sainz zbulon problemin e madh të “kokëkuqes”

Ngjarja e ardhëshme

Sot vazhdon vaksinimi i personave mbi moshën 65 vjeç

të fundit nga

Verë e nxehtë

Vera parashikohet tepër e nxehtë për Raphael Varane. E ardhmja e mbrojtësit

AlbanianEnglishMacedonian