Valon Jaha fitues i garës në Prizren

Valon Jaha ka tregua edhe njëherë që është mjeshtër i disiplinës së auto sllallomit.

Në garën që u mbajt të dielën në Prizren, anëtari i Prishtina Racing Team, me BMW-në e tij ka fituar me kohën 03:30.564.

“Për të gjithë dashamirët e automobilizmit ishte një ditë e mire. Prizrenasit si gjithmonë u treguan mikpritës të mire, ndërsa edhe organizimi ishte në nivel. Sa i përket rezultatit, jam i kënaqur me fitoren, por besoj se mund të arrij kohë edhe më të mirë. Shpresoj që edhe në garat në vazhdim të kem rezultate të tilla”, është shprehur Jaha pas fitores.

Pas tij u rendit Pajtim Qupeva i AMTKK me kohë 03:43.156, ndërsa pozita e tretë i takoi Alban Berishës, po ashtu i AMTKK, i cili pati kohë 03:47.753 minuta.

Rezultatet: Klasa 1 (Deri 1200 ccm – Grupi 1)

1.Gjengiz Hajrullahu (Renault Clio – AMTKK) 04:06.926

2.Ilir Rreba (Chevrolet Spark – Ferizaj) 04:24.246

Klasa 2 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 1)

1.Ragip Sokoli (Mini Cuper – Ferizaj) 04:06.892

2.Rilind Abazi (Mitsubishi – Prizreni D&G) 04:22.664

3.Arbër Rexhepi (Citroçn C3 – Ferizaj) 04:23.537

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)

1.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 03:57.064

2.Berat Berisha (Opel Calibra – Drenica) 04:22.170

Klasa 5 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 2)

1.Ardrit Namligjiu (Opel Corsa – AMTKK) 04:10.526

2.Mejdin Bytyqi (Renault Twingo – AMTKK) 04:56.064

Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2)

1.Pajtim Qupeva (Audi – AMTKK) 03:43.156

2.Edis Qabrati (Astra SFI – AMTKK) 04:06.380

Klasa 8 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 3

1.Alban Berisha (Suzuki – AMTKK) 03:47.753

2.Fatos Krasniqi (Honda Civic – AMTKK) 03:49.079

3.Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) 07:17.623

Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3)

1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 03:30.564

2.Qëndrim Zatriqi (Golf – Prizreni D&G) 03:58.223

3.Valdrin Krasniqi (Opel Astra – Drenica) 04:03.251

Plasmani i përgjithshëm:

1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 03:30.564

2. Pajtim Qupeva (Audi – AMTKK) 03:43.156

3. Alban Berisha (Suzuki – AMTKK) 03:47.753

Plasmani ekipor:

1.AMTKK 60 pikë

2.Ferizaj 47 pikë

3.Prizreni D&G 42 pikë

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 6 qershor

Story i radhës

Rusët pësojnë humbje në ofensivën e përtërirë kundër Slovianskut, thotë ushtria ukrainase

Të fundit nga