Valon Behrami është shëruar nga COVID-19.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova, prej ditësh ishte konfirmuar pozitiv në COVID-19.
Genoa ka qenë skuadra që ka pësuar rëndë nga COVID-19, me një numër të madh infektimesh.
Në mesin e të infektuarave ka qenë edhe Valon Behrami.
Por, tani raportohet se Valon Behrami, Davide Biraschi, Filippo Melegoni dhe Lasse Schone, kanë dalë negativë në testet e fundit.
Vlen të ceket se shkaku i rasteve të shumta me COVID-19, Genoa nuk ka mundur ta zhvillojë ndeshjen kundër Torinos në Serie A.