Shkup, 28 shtator 2020 (MIA) – Ruani kanakarët me përgjegjësi. Rritja e tyre nuk është dhe nuk duhet të jetë vetëm modë apo argëtim. Vaksinoni qentë dhe macet kundër tërbimit, duke i mbrojtur kështu ata dhe shëndetin e tuaj. Vaksinimi kundër tërbimit dhe shënjimi i kafshëve shtëpiake me mikroçip janë detyrim ligjor. Kjo sjellë detyrime dhe përgjegjësi, që do të thotë se ne jemi përgjegjës edhe për shëndetin personal edhe për shëndetin e më të afërmve, por edhe për shoqërinë në tërësi.
Ky është mesazhi i tryezës së sotme të rrumbullakët me rastin e 28 shtatorit, Ditës Botërore Kundër Tërbimit, që e organizon Agjencia e Ushqimit dhe Veterinerisë (AUV) dhe Odës së Veterinerëve.
Siç u tha, duhet të punohet edhe shumë në ngritjen e vetëdijes së pronarëve lidhur me përgjegjësinë e tyre ndaj kanakarëve. Të gjithë qentë dhe macet që identifikohen me mikroçip, njëherësh edhe vaksinohen, por në mënyrë të obligueshme të vaksinohen çdo vit, jo vetëm njëherë me mikroçipimin. Gjithashtu, i obligueshëm është edhe rivaksinimi.
Motoja me të cilën AUV i bashkohet fushatës globale me rastin e Ditës Botërore është “Zero raste të vdekjes nga tërbimi deri në vitin 2030”. Fushata, nga ana tjetër, fokusin e vë në vaksinimin dhe bashkëpunimin, baza të cilat AUV tashmë i ka realizuar aktivitetet kundër sëmundjes e cila është mjaft e rrezikshme edhe kafshët edhe për njeriun.
Të dhënat e AUV thonë se rasti i fundit i një njeriu të sëmurë nga tërbimi tek ne është evidentuar në vitet e shtatëdhjeta.
Në vend janë regjistruar 84.949 kanakarë shtëpiakë prej të cilëve më së shumti qen, 81.116. shk/