Vaksinohet edhe Ivanka Trump

23:45 | 14 Prill 2021

© Ivanka Trump/Instagram

Vajza e ish presidentit amerikan ka treguar se është vaksinuar.

Ivanka Trump përmes një postimi në rrjete sociale tregoi momentin e vaksinimit, shkruan lajmi.net.

Në profilin e saj zyrtar në Instagram ka publikuar dy imazhe derisa shihet duke marrë vaksinën për mbrojtje nga COVID-19.

Ajo shihet e veshur me një bluzë të bardhë dhe xhinse teksa mbanë edhe maskën e cila ka mbuluar hundën dhe fytyrën.

Në mbishkrimin e postimit, ajo iu ka bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen.

“Sot, unë mora vaksinën!! Unë shpresoj se edhe ju! Faleminderit Infermiere Torres !!”, shkroi Ivanka në mbishkrimin e postimit./Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

Futbollisti: E kuptoj dhimbjen tuaj sepse kam shitur ujë për të mbijetuar...

Ngjarja e ardhëshme

Nuk po ju zgjaten flokët? Këto janë disa truke që duhet t’i dini

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian