Vaksinimi në Shqipëri, prioritet mjekët, mësuesit, pensionistët dhe efektivët

Mjekët e spitaleve Covid do të jenë të parët që do të vaksinohen për koronavirus.

Ekspertja e vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, Erida Nelaj, thotë në 10 mijë vaksinat e para do të sigurohen që të kryhen të dyja dozat e nevojshme për një person.

“Do të mundohemi me sasinë e parë të mbulojmë pjesën e parë të punonjësve shëndetësorë të linjës së parë dhe të moshuarve në shtëpitë e qëndrimit të kujdesit afatgjatë dhe më pas të llogarisim po për këta persona dozën e dytë që bëhet pas 21 ditësh”.

Në të gjithë vendin janë rreth 18 mijë mjerkë dhe infermierë si dhe 30 mijë mësues që konsiderohen si pjesë e grupeve të riskut.

Nelaj gjithashtu  thotë se me dozat e dyta që do të vijnë në muajin shkurt do të vaksinohen të gjitha grupet e rrezikuara, ku veç arsimtarëve përfshihen edhe forcat e rendit.

“Janë personat kyç si mësuesit, policët. Përsonat kyç që mbajnë në funksion të gjithë organizimin e shtetit. Nuk janë në fazën e parë por do të vijnë gradualisht në fazat përkatëse.”

Me mbërritjen e sasive të para do të përfshihen në skemën e kordinimit dhe vaksinimit edhe mjekët e familjes.

“Organizimi në nivele më të vogla do të bëhet nga mjekët e familjes. Ata e dinë se kush janë personat kronikë.”

Vaksinat Pfizer do të ruhet në kushte frigoriferike në temperaturë -70 Gradë Celsius.

Përveç Tiranës janë planifuikuar të ngrihen edhe dy pika të tjera në Vlorë dhe Shkodër.

Në kuadër të masave anti-Covid, Urgjencës Kombëtare ju shtuan edhe 36 autoambulanca të cilat do të shpërndahen në spitalet rajonale që trajtojnë të prekurit me Covid.

Ngjarja paraprake

Gruaja me foshnjen gjenden të vdekura pas hedhjes nga mbikalimi me beben në krahë

Ngjarja e ardhëshme

Figura e parë që shihni zbulon frikërat tuaja më të mëdha, jeni gati për t’i zbuluar?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian