Vaksinimi kundër Covid-19 në Itali po ecën ngadalë, infektimet e reja janë në rritje

Italia po arrin shifrën dëshpëruese të 100 mijë viktimave, ndërkohë që shkalla e infektimeve po vazhdon që të rritet, ndërsa shkalla e vaksinimeve në të gjithë vendin vazhdon që të mbetet minimale.

Ndonëse ka nisur vaksinimi i të moshuarve, autoritetet italiane mbeten të shqetësuara për shkallën e lartë të viktimave.

Drejtori i Shëndetit Publik në Romë, Enrico Di Rosa, është shprehur për Reuters se vendi pritet të paguajë një çmim të lartë përsa i përket shëndetit – jetëve dhe shtrimeve në spital – pa llogaritur pasojat ekonomike.

Gjatë fundjavës, Ministria e Shëndetësisë italiane ka raportuar përkatësisht 297 dhe 307 viktima.

Italia deri tani ka regjistruar 99.578 viktima nga Covid-19 që nga nisja e pandemisë në shkurt të vitit të kaluar, duke u shndërruar në vendin e dytë  me më shumë viktima në Evropë, pas Britanisë së Madhe, dhe vendi i shtatë në botë. Gjatë një viti janë raportuar rreth 3 milion raste të infektimesh me koronavirus.

Në kohën që vala e dytë e pandemisë së Covid -19 filloi që të rriste numrin e infektimeve në gjysmën e parë të Nëntorit të vitit të kaluar, pranimet në spital shkuan në rreth 1000 në ditë, ndërkohë që vendet në terapinë intensive në rreth 100 në ditë.

Ngjarja paraprake

Ndarja s’ia len shenjë, Cole Sprouse del për shëtitje me të dashurën e re

Ngjarja e ardhëshme

Covid-19 merr hov, për një javë afër 4 mijë të infektuar në Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian