Vaksinat E ADN Dhe mRNA – Ngjashmëritë Dhe Dallimet

Në të kundërt, një vaksinë mRNA duhet vetëm të kalojë membranën qelizore për të hyrë në citoplazmë. Foto:Flickr

Vaksinat e ADN-së përdorin një molekulë të AND-së që quhet plazmid, për të futur në qeliziat njerëzore një gjen të marrë nga një bakter ose virus. Në këtë mënyrë ai do të shkaktojë një përgjigje imune.

Pas hyrjes në një qelizë, plazmidi duhet të kalojë nëpër citoplazmë, të kalojë membranën e bërthamës dhe të hyjë në bërthamën e qelizës.

Enzimat në bërthamë konvertojnë gjenin viral ose bakterial që mbart plazmidi, në një ARN mesazhere ose informative (mRNA).

Më pas mRNA-ja duhet të udhëtojë në citoplazmë, ku enzimat shndërrohen në një proteinë bakteriale ose virale.

Në këtë moment sistemi imunitar identifikon proteinën bakteriale ose virale si një trup i huaj dhe shkakton një përgjigje imune.

Përgjigja tenton të jetë graduale sepse sistemi imunitar nuk e ka hasur më parë proteinën bakteriale ose virale.

Vaksinimi shkakton formimin e qelizave imune të kujtesës. Kur ndodh një infeksion, këto qeliza shpejt njohin bakterin ose virusin dhe parandalojnë sëmundjet e rënda.

ADN -ja e plazmidit degradon brenda pak javësh, por këto qeliza imune të kujtesës sigurojnë imunitet të vazhdueshëm kundër patogjenit.

Si ndryshojnë  vaksinat e ADN -së kundrejtë mRNA?

Ngjashëm me vaksinat e ADN-së, vaksinat e mRNA japin infromacion gjenetik tek qelizat njerëzore.

Edhe pse vaksinat e ADN-së dhe mRNA -së kanë disa ngjashmëri, mes tyre ka dallime të dukshme.

Që vaksinat e ADN-së të jenë efektive, ADN-ja plazmidike duhet të kalojë membranën qelizore, të hyjë në citoplazmë dhe pastaj të arrijë në bërthamën e qelizës duke kaluar membranën e bërthamës.

Në të kundërt, një vaksinë mRNA duhet vetëm të kalojë membranën qelizore për të hyrë në citoplazmë.

Për shkak se vaksinat e ADN-së duhet të kalojnë nëpër një hap shtesë për të hyrë në bërthamën e qelizës, ato prodhojnë një përgjigje imune shumë më të ulët sesa vaksinat e mRNA.

Sidoqoftë, një ADN e vetme plazmidike mund të prodhojë kopje të shumta të RNA-së.

Pasi një ADN plazmide të hyjë në bërthamë, ajo mund të prodhojë më shumë proteina bakteriale ose virale sesa një molekulë e vetme e një vaksine mRNA.

Vaksinat mRNA janë të brishta dhe kërkojnë ruajtje dhe transport në temperatura të ftohta ose ultra të ftohta.

Në të kundërt, vaksinat e ADN-së kanë stabilitet më të madh dhe janë më të lehta për tu ruajtur dhe transportuar./AgroWeb.org

 

Ngjarja paraprake

Enca e zhveshur, provokon sërish nga Dubai

Ngjarja e ardhëshme

Mickovski me çdo kusht insiston që të fiton komunën e Gostivarit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian