Vaksina Moderna kundër COVID-19 ka dërguar 55 milionë doza në SHBA

Moderna ka dërguar afërsisht 55 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri sot, thuhet në një njoftim nga kompania.

Rreth 33 milionë doza janë prodhuar, vendosur në shishe dhe janë në fazat e fundit të prodhimit dhe testimit përpara se të dorëzohen në SHBA

Kompania tani planifikon të prodhojë 700 milionë doza globale këtë vit.

Në vitin 2022, nga kompania thuhet se kapaciteti global do të rritet në afërsisht 1.4 miliardë doza të vaksinës COVID-19.

Nga Moderna thanë se po bëjnë investime të reja financiare për të arritur atë kapacitet të shtuar në vendet e prodhimit. Fluksi i parave do të mundësojë prodhimin shtesë të vaksinës kundër COVID-19 dhe prodhimin e mundshëm të versioneve të reja të vaksinës që mund të jenë të nevojshme për të luftuar variantet e koronavirusit.

Kompania tha se mund të prodhojë edhe më shumë doza në 2022 nëse studimet tregojnë se versione të reja të vaksinës të bazuara në variante mund të administrohen në doza më të ulëta se vaksina aktuale.

Ngjarja paraprake

Shoqja e Kylie Jennerit ka vendosë t’iu lë pa gjumë

Ngjarja e ardhëshme

Arrihet koalicioni i PD me 13 partitë Basha: Sot siguruam fitoren e Shqipërisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian