“Vaksina me tollon”, Vasili-Ramës: Mashtrues global që bën luftëra imagjinare me Europën

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili,është shprehur se nuk e beson kryeministrin Edi Rama në lidhje me firmosjen e marrëveshjes me Pfizer për vaksinën anticovid.

Vasili e ka cilësuar indinjatën e Ramës ndaj Europës si luftë imagjinare, ndërkohë që shton se shqiptari i fundit do të vaksinohet në vitin 2030.

“Vaksina me tollon, rroftë mashtruesi global. Dikush i tha lider global, por në të vërtetë është një mashtrues global! Mos shpërdoroni 1 janarin me këtë mashtrues, që shkon drejt humbëtirës, drejt asgjëkundit.

Lërëni mashtruesin global të bëjë luftëra imagjinare me Europën, që ka parë plot mashtrues të tillë. Lëreni mashtruesin të gënjejë veten se tjetërkënd nuk gënjen dot.

Mashtruesi global ka një ide “interesante”, do të vaksinojë popullin me gënjeshtra dhe shqiptarin e fundit do ta vaksinojë në 2030, lëreni ta bëjë. Mashtruesi këtë di të bëjë, të mashtrojë dhe qytetaret atë gjë duhet të bëjnë ta largojnë”, shkruan Vasili.

Ngjarja paraprake

Salihu: Cili njeri nuk ia kishte vazhduar kontratën një personi të tillë?

Ngjarja e ardhëshme

Kurrë mos i bëni bashkë bateritë e vjetra dhe të reja!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian