Vaksina e koronavirusit nuk do të mbërrijë para zgjedhjeve në SHBA

Vaksina kandidate për koronavirusin, e zhvilluar nga kompania “Moderna”, nga e cila Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë porositur 100 milionë doza, nuk do të jetë gati deri më nëntor.

Është kjo deklarata e bërë nga drejtuesi i kompanisë farmaceutike, Stephane Bancel, për Financial Times

Vaksina eksperimentale e “Moderna”, është duke u testuar aktualisht në shkallë të gjerë dhe mund të jetë ndër të parat që do të shpërndahen.

Por kompania thotë se nuk do të jetë e gatshme të kërkojë autorizimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave para 25 nëntorit, ose tre javë pas datës së zgjedhjeve presidenciale.

Ngjarja paraprake

Petroviçët po përpiqen të rrembejnë në Vjenë shpatën dhe përkrenaren e Gjergj Kastriotit 

Ngjarja e ardhëshme

SHBA, 7 të plagosur gjatë një funerali në Milwaukee

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian