Vaksina anti-Covid, Brataj: Mund të japë efekte anësore, por nuk shkakton sëmundje

Gjatë intervistës së tij për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur se qytetarët duhet të vijojnë të respektojnë masat anti-Covid pasi ende nuk dihet se sa efektive do të jetë vaksina.

Sipas tij, vaksina anti-Covid është e sigurtë.  Mund të japë efekte anësore por nuk shkakton sëmundje.

Skënder Brataj: “Kjo vaksinë që vjen tani nuk është virus i dobësuar. Janë proteina të virusit. Njerëzit duhet të dinë që vaksina nuk shkakton sëmundje. Në qoftë se do të ketë efekte anësore, është një proteinë e një virusi, është një proteinë që hyn në organizëm ose me virusin ose me ne. Është çelësi i lidhjes së virusit me qelizat.  Nëse personi është alergjik ndaj një alergjeni që mund të jetë nga virusi, nga përbërësit e pluhurave, poleni dhe e vetë përbërësve kimikë të holluesve, të antibiotikëve apo të çdo lloj medikamenti. Dhe mund të japë një efekt anësor, një reaksion alergjik por nuk shkakton sëmundje.

Kështu vaksina është mëse e sigurtë. Puna kërkimore vazhdon dhe unë besoj se brenda një kohe të shkurtër do të dalin edhe vaksina të tjera“.

Sa i përket studimit të Akademisë së Shkencës, sipas të cilit, 50% e popullsisë në Tiranë imune ndaj Covid-19, Brataj u shpreh:

“Unë nuk marr pjesë në atë studim por si njohës i situatës dhe ndjekës i dinamikës së pandemisë mendoj se ishte i nxituar si konkluzion”.

Ngjarja paraprake

Pula: Ajo që ndodhi dje në SHBA, s’ndodhi as gjatë luftës civile

Ngjarja e ardhëshme

Pas një pauze të gjatë, Noga dhe Andin Randobrava rikthehen me këngë të re

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian