Vajzat do të donin të ishin në vendin e Dafinës!

Në fund të muajit dhjetor të vitit që lamë pas Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan atë që të gjthë fansat po prisnin prej kohësh, ribashkimin e tyre. Dafina postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga bashkëpunimi me Ylli Limanin. Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.

Menjëherë pas postimit erdhi dhe një koment nga Dj Geek, që çmendi gjithë fansat. “E di”, komentoi ai shoqëruar me emojin e një bebi dhe një zemre të kuqe. Përgjigja e Dafinës ishte e menjëhershme me disa figura puthjesh. Kaq mjaftoi që ata të konfirmonin publikisht se janë sërish bashkë dhe shumë të lumtur.

Që prej këtij momenti dyshja nuk janë ndarë fare nga njëri-tjetri dhe gjjatë gjithë kohës i shohim bashkë. As në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet plot dashuri, që na i kanë shkrirë zemrat të gjithëve.

Dj Geek e trajton Dafinën si princeshë, madje e kemi aq zili sepse ai gatuan për të!

Këngëtarja ka ndarë në InstaStory një foto ku tregon vaktin që  ika përgatitur partneri dhe me siguri të gjitha vajzat do të donin të ishin në vendin e saj!

“Një Dj që di të gatuajë”- shkruan Dafi krahas fotos së shijshme të ushqimit.

Image

Insta
Ngjarja paraprake

Bujar Osmani: BDI nga parti e dalur nga lufta, sot është parti super moderne

Ngjarja e ardhëshme

Pritet shpërthim vullkanik në Islandë, 18,000 tërmete të regjistruara për 1 javë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian