Vajza nga Irani kapet në Rinas me pasaportë të falsifikuar

Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasen me iniciale T.N 27 vjeçë, të cilës iu gjet edhe një karte identiteti dhe leje drejtimi mjeti në emër të shtetases norvegjeze.

Njoftimi i policisë

Në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, shtetasen iraniane T. N.,  27 vjeçe, sepse në dalje të PKK Rinas ka tentuar të udhëtojë me një pasaportë me gjeneralitetet e një shtetaseje norvegjeze. Nga kontrolli i është gjendur edhe një karte identiteti dhe leje drejtimi mjeti në emër të shtetases norvegjeze.

Ngjarja paraprake

Kasapi drejtor i FC Liburnit!?

Ngjarja e ardhëshme

Portugalia shënon rritje të rasteve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian