“Vajza më me fat në botë”- Çfarë bëri Anwar Hadid që Dua Lipa t’i dedikonte këto fjalë romantike?

Lidhjet në distancë janë të vështira, por jo të pamundura!

Këtë e kanë treguar edhe Dua Lipa me partnerin e saj 4 vite më të vogël, Anwar Hadid, pasi këngëtarja la Kaliforninë dhe u largua drejt Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të angazhimeve profesionale.

Së fundmi, Anwar ka bërë një gjest shumë të ëmbël për të dashurën e tij, edhe pse ajo ndodhet me milje larg.

Image

Ai i ka dërguar një buqetë të madhe me lule dhe këtë na e ka treguar vetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua.

“Ndihem vajza më me fat në botë”,- shkroi Lipa krahas fotos së postuar në Instastory.

Dua sapo ka publikuar këngën e saj më të fundit në bashkëpunim me këngëtaren me famë botërore, Miley Cyrus, e cila titullohet “Prisoner”.

Kënga është pjesë e albumit të ri të Mileyt dhe vajzat u shfaqën shumë energjike e mjaft provokuese në skenat e videoklipit.

Ndërsa më 27 nëntor, Lipa do të mbajë koncertin virtual. Ajo do të interpretojë live në koncertin që do të titullohet “Studio 2054”. Gjatë performancës, Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm dhe të ftuar specialë.

Ngjarja paraprake

"Marrëdhëniet midis dy Koreve do të rifillojnë me hapjen e zyrës ndërlidhëse"

Ngjarja e ardhëshme

​Po shkëlqen me Interin, gjiganti evropian e do Romelu Lukakun

të fundit nga