Vaj Ulliri Me Erëza Në Kushtet e Shtëpisë – Kombinim i Shijshëm Plot Shëndet

Këto përzierje të jashtëzakonshme përbëjnë gjithashtu edhe një dhuratë shumë të mirë ‘të bërë vetë’ për miqtë e zemrës. Foto: Flickr

Vaji i ullirit i përzier me erëza dhe barishte të ndryshme është fantastik për t’u përdorur, jo vetëm në sallata apo makarona.

Ai shijon shumë me bukën e preferuar, sidomos kur në kujtimet e secilit konsumator shqiptar buka e lyer me vaj ulliri zë një vend të veçantë.

Këto përzierje të jashtëzakonshme përbëjnë gjithashtu edhe një dhuratë shumë të mirë ‘të bërë vetë’ për miqtë e zemrës.

Formulat për të përzier vajin e ullirit me erëzën ose barishten tuaj të preferuarjanë tepër të thjeshta.

Zgjidhni hapat e sugjeruar nga AgroWeb.org dhe shqisat tuaja të shijes dhe aromës do t’ju falenderojnë.

Vaj Ulliri Me Erëza Aromatike Në Kushtet e Shtëpisë

Së pari, duhet të përdorni vaj ulliri të një cilësie të mirë pra ekstra të virgjër.

Sa i përket erëzave dhe barishteve, ato më të rekomanduara janë:

  • hudhra,
  • rozmarina,
  • rigoni,
  • speci i kuq djegës kokërr, 

Rregulli i artë është që të hidhni vaj në tigan, erëzën tuaj të preferuar, kaurdisjen e lehtë në tigan dhe më pas transferimin në një enë qelqi, mundësisht shishe.

Gjatë transferimit të vajit, ju mund t’i lini erëzat në shishe ose ta kulloni vajin por këtë mund ta bëni edhe në fund.

Më pas shishen lëreni në një vend të errët dhe të freskët për një deri në dy javë.

Përzierja dhe njësimi i vajit me erëzat ose barishtet do të ndodhë natyrshëm me kalimin e kohës.

Herë pas here provojeni vajin e njësuar me erëza për të krijuar një ide mbi produktin përfundimtar.

Pasi lëngu të ketë arritur shijen që prisnit kullojeni vajin dhe hidheni në një shishe tjetër të pastër.

Nëse dëshironi mund të ngrohni vajin e pakulluar me gjithë përbërësit shtesë në një tenxhere në nxehtësi mesatare. Lëreni të ftohet dhe më pas kullojeni vajin dhe hidheni në një shishe tjetër.

Kjo metodë do ta përshpejtojë njësimin e shijes së erëzave dhe vajit, por edhe do të shmangë rrezikun e rritjes dhe zhvillimit të baktereve dhe do të forcojë shijen dhe cilësinë e vajit të ullirit.

Vajrat e përzier duhet të ruhen në frigorifer dhe mund të zgjasin për më shumë se një muaj. Nëse përbërësit shtesë të vajit nisin të shfaqin shenja të prishjes, atëherë hidheni vajin menjëherë./AgroWeb.org

Ngjarja paraprake

Rihanna merr vëmendje sërish me dukjen

Ngjarja e ardhëshme

Ish-kryeministri Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos: Humbje e pakompensueshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian