Uzurpimi i Kishave Ortodokse në Kosovë plan rus

March 23, 2022
min lexim

Uzurpimi i Kishave ortodokse shqiptare në Kosovë është plan strategjik i Rusisë. Pas ardhjes së Sllobodan Millosheviqi (nxënës i “Bogosllavisë”) në krye të Serbisë filloj projekti i ndërtimit të shumë kishave në Kosovë. Ato u ndërtuan në toka shqiptare dhe vende strategjike nëpër Kosovë. Ndërkaq për kishat e vjetra lëshoj vendim që të u ndahen sa ma shumë hapësira toke.

Institucionet tona të drejtësisë u treguan shumë të paafta dhe  nuk u morën asnjë herë më këto çështje shumë të rëndësishme. GjKK la në pronësi të Manastirit të Deçanit  tani të uzurpuar nga Serbia sipërfaqe të tokës të cilat nuk kishin qenë kurrë pronë e Manastirit të Deçanit, por iu dhanë sipas vendimit të Millosheviqit.

UNMIK pati shfuqizuar të gjitha vendimet e Millosheviqit por këtë kjo gjykatë për fatin tonë të keq, nuk e pa të ligjshme ankesën e Komunës së Deçanit. Popët serb nuk janë predikues të fesë por spiun rus që kanë bekuar masakrat dhe krimet tjera në Kosovë dhe tani të njëjtën gjë e bënë edhe për masakrat që po ndodhin në Ukrainë.

Kishat ortodokse ruse dhe serbe për mes fjalimeve arsyetojnë dhe bekojnë agresioni rus mbi Ukrainë. Këto kisha kultivojnë ideologji anti perëndimore dhe propagandojnë  kundër kulturës së perëndimit, lavdërojnë kulturën anti perëndimore. Agresioni rus në Ukrainë vlerësohet dhe arsyetohet si “Luftë kundër forcave të së Keqes”(M.K.). Agresioni rus mbi Ukrainën trajtohet dhe vlerësohet  që nuk përfundon në Ukrainë. Por do të vazhdojë edhe mbi shtetet tjera të ish bllokut të lindjes.

Për këtë qellim Putini ka shfrytëzuar qëndrimin e butë të perëndimit duke keqpërdor  qëndrimin e butë të perëndimit, vlerat kulturore, mirëkuptimin, planin paqësor të tyre, për marrëdhënie miqësore dhe me interesa reciproke ekonomike. Pronësia mbi këto kisha që i quajnë serbe është mundësi ruse për të pasur qendrat e veta spiunazhi me ndikim të fortë anti amerikan dhe  perëndimor në Gadishullin Ilirik dhe pro ruse duke përfshirë edhe regjimin Stalinit që tani popët rus e lavdërojnë, përkundër politikës së Stalinit që nuk i ka pranuar në sistemin e tij shtetëror.

Kjo do të thotë që Kishat ruse dhe serbe po e rivlerësojnë politikën e Stalinit dhe nxjerrin si të dobishme për Rusinë dhe Serbinë, kuptohet për të mbajtur brenda legjislacionit dhe integritetit  të vet shtetet që tani janë të pavarura. Perëndimi dhe nostalgjikët tonë për sistemet e kaluara në dy anët e kufirit shqiptarë duhet të rivlerësoj gabimet e lëshuara më, në raport më Rusinë. Të kuptojnë se Fan Stilian Noli ka pasur vizion kur e ka pavarësuar kishën Ortodokse Shqiptare.

Përveç kësaj edhe BIK duhet të kontrolloj hoxhallarët e vet të mbarsur me spiunazhe dhe ndikime nga kulturat dhe politikat të Irakut, Sirisë dhe vendet tjera pro rusë  që po predikojnë në viset tona shqiptare. Shkollat shqipe duhet të  kenë, pjesë  të orës mësimore motivin patriotik në edukimin e nxënësve për dashuri ndaj Atdheut të tyre. Kisha ortodokse serbe nxitë urrejtje ndër etnike për popujt, shqiptarë mysliman, kroat, slloven dhe maqedonase.

Bazuar në këtë strategji del mjaftë e kuptueshme së Rusia dhe metastaza e saj në Gadishullin Ilirik Serbia, nuk kanë orientim perëndimor, nuk duan mirëkuptim, as për treg të ekonomisë së lirë, por duan pozitën  sunduese që e kanë pasur pa të drejt, kohë më parë. Rusia i quan rusi të gjitha shtetet e ish bllokut të lindjes. Kurse Serbia republikat në ish Jugosllavi si dhe pretendimin për të dalë në Greqi. Krimet nuk i konsiderojnë si jo njerëzore por si të drejt të tyre që u jep teoria  “seleksionimi artificial” (jeton i forti). Kishat në Kosovë dhe shtëpitë e popit ishin vende për masakra.

Po e përshkruaj vetëm një. Në shtëpinë e popit në Istog masakroheshin shqiptaret. Ata i burgosnin  OZN,a ushtria dhe policia serbe vetëm pse ishin shqiptarë. Popi bashkë me kriminelet partizan dhe çetnik që ishin bashkë, pini vërë të plaçkitur nga shqiptaret. Muzika dhe kënga serbe  nuk pushonte tërë natën ndërsa një kate më poshtë vriteshin dhe masakroheshin shqiptaret. Britmat e viktimave nga dhimbjet e padurueshme përziheshin më këngën serbe që i printe popi serb. Kjo thertore e njerëzve(shqiptarëve) të pafajshëm vazhdoj punën deri sa; 51 burra nga Vrella,  të komanduar nga Smajl Bajram Bicaj nuk e rrethuan Komunën në Istog dhe i mbajtën deri në mbrëmje të mbështetur për muri, deri sa u liruan të gjithë të burgosurit nga burgjet.

Lirimi dhe fuqizimi i rrolit të kishës serbe në Kosovë pas vitit 1999, në Kosovë ka  pas kuptim të trishtueshëm ; tani më, po shihet edhe ne nivele ndërkombëtare rroli anti njerëzor i saj, tani ka filluar të kuptohet, sa të drejt patën shqiptaret që mbetën jashtë trojeve të Shqipërisë për luftë dhe rezistencë.

Çfarë do mase, të merret  ndaj Rusisë për ndërprerjen e luftës në Ukrainë nuk do të ketë sukses; dhuna nuk do të përfundojë, nëse  e njëjta terapi nuk do të aplikohet në metastazën e sajë që quhet Serbi. Urojmë që të mos ketë më vuajtje. Urojmë që vuajtjet tona të mos i përjetojnë  popujt tjerë. Por lufta nuk do të ndodhë vetëm atëherë kurë të  jemi të përgatitur kundër saj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të huajt që luftojnë për Ukrainën marrin reagime të ndryshme nga qeveritë e tyre

Story i radhës

LIVE: Shkatërrohet laboratori i Çernobilit/ SHBA dhe vendet e tjera perëndimore bëjnë lëvizjen e radhës “goditëse” për Rusinë

Të fundit nga

ShkoLartë