Universiteti i Tetovës filloi prezantimin e ofertës akademike për vitin akademik 2022/2023 para maturantëve të vendit tonë. Ekipi promovues sot ka vizituar maturantët e shkollës së mesme të gjimnazit “7 Marsi” në Tetovë dhe maturantët e gjimnazit “Drita” të qytetit të Kërçovës.
Me këtë rast para maturantëve ata kanë dhënë informacione rreth organizimit të studimeve, kushtet dhe mundësitë që ofrohen për studentët, mënyrën e studimeve si dhe po ashtu rëndësi e veçantë u është kushtuar edhe kritereve që maturantët duhet t’i plotësojnë për t’u regjistruar si studentë të Universitetit të Tetovës.
Këtë vit akademik Universiteti ynë ofron 64 programe të ndryshme studimore në 13 njësi akademike. Për të gjithë maturantët u ndanë materiale me informacione të detajura për çdo njësi akademike për programet studimore që ofrohen për studentët e rinj. Ditëve në vijim ekipi promovues do të vizitojë edhe maturantët e shkollave tjera në të gjitha qytetet e vendit tonë për t’i informuar me ofertën akademike.
Profesorët e UT-së i kanë ftuar maturantët që më 12 maj të jenë prezentë në sheshin e rektoratit për të marrë pjesë në Ditën e Hapur.
Të fundit nga
Në një zhvillim të fundit që tensionon marrëdhëniet ndërkombëtare, Izraeli ka ndërmarrë veprime ushtarake kundër objektivave
Psikologu italian Giovanni Caputo zhvilloi një studim në Universitetin e Urbinos për të zbuluar se çfarë
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë listën e ndryshuar të qendrave të votimit për
Mbretëria e Bashkuar (MB) njoftoi sanksione ndaj shtatë individëve dhe gjashtë subjekteve të tjera, të cilat
Ministrat e grupimit të shteteve më të industrializuara të botës kanë paralajmëruar se Ukraina rrezikon të