Ushtronte dhunë ndaj gruas, arrestohet 60 vjeçari në Tiranë. Në pranga dhe tre persona të tjerë

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 60-vjeçar në Tiranë, pasi bashkëshortja e ka denoncuar për dhunë.

Po ashtu, policia shprehet se është arrestuar edhe një shtetas, i shpallur në kërkim.

Gjithashtu, janë vënë në pranga edhe persona të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A.M., 37 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.B., 60 vjeç, pasi  në rrugën “Kujtim Spahivogli”, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë i shtetasve :

R.B., 21 vjeç dhe F.Gj., 33 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja paraprake

​Shkarkohet kreu i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Armenisë

Ngjarja e ardhëshme

Rikthehet Shaqiri të Zvicra

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian