Ushtria turke neutralizon 3 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Ushtria turke ka neutralizuar tre pjesëtarë të organizatës terroriste PKK/YPG në tentativë për t’u infiltruar në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Tre terroristë të PKK/YPG-së të cilët u përpoqën të infiltrohen në rajonin e operacionit ‘Burimi i Paqes’ në mënyrë që të prishin mjedisin e paqes dhe sigurisë, u neutralizuan nga ndërhyrja e suksesshme e komandove tona heroike”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Që nga viti 2016, Turqia ka realizuar tri operacione të suksesshme antiterroriste në Sirinë veriore për të parandaluar formimin e një korridori terrori dhe për të mundësuar kthimin paqësor të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Grupet terroriste, veçanërisht YPG/PKK, përpiqen të infiltrohen dhe të sulmojnë këto zona për të prishur paqen dhe stabilitetin e rikthyer nga Turqia.



.. .

Ngjarja paraprake

Këta tre lojtarë të Barcelonës mund të shiten këtë muaj

Ngjarja e ardhëshme

Mauricio Pochettino zyrtarizohet si trajner i skuadrës së madhe sot

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian