Ushtria turke kundërpërgjigjet ndaj sulmeve të YPG/PKK-së

Forcat e Armatosura Turke neutralizuan një numër terroristësh dhe shkatërruan mbi 20 objektiva të grupit terrorist YPG/PKK në Sirinë veriperëndimore, njoftoi një burim sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ofensiva erdhi në përgjigje të një incidenti në të cilin raketa të hedhura nga terroristët përtej kufirit sirian ranë në provincën jugore turke Kilis të enjten.

Ushtria turke menjëherë ndërmori sulme hakmarrëse me raketa dhe shënjestroi elementët terroristë në Tal Rifat, nga ku besohej të ishin shkrepur raketat, tha burimi në kushte anonimiteti.

Gjatë fushatës terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cila është shpallur organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, në mesin e të cilëve gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.



.. .

Ngjarja paraprake

Koalicioni saudit intercepton një dron të rebelëve nga Jemeni

Ngjarja e ardhëshme

Si të shmangni situatat e pakëndshme në punë?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian