Ushtria izraelite vret një palestinez

Ministria palestineze e Shëndetësisë that ë martën se trupat izraelite vranë të martën një djalë palestinez në Bregun Perëndimor, në një incident që ushtria e përshkroi si eliminim i sulmuesi me bombë zjarri.

Përmes një deklarate, Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se djaloshi i vrarë në fshatin al-Khader, afër Bethlehemit, ishte 14 vjeç dhe bëri thirrje për hetim ndërkombëtar ndaj Izraelit, shkruan Reuters.

Ushtria izraelite tha se ushtarët e vendosur afër vendit të ngjarjes panë tre persona duke hedhur bomba zjarri në drejtim të veturave në lëvizje. “Trupat vepruan për t’i ndalur ata, duke shtënë në njërin prej të dyshuarve”, thuhet në një deklaratë, duke shtuar se i dyshuari vdiq nga plagët, pavarësisht ofrimit të ndihmës së parë.

Agjencia “Reuters” nuk mundi që menjëherë të gjente dëshmitarë të këtij incidenti.

Bregu Perëndimor, pjesë e territoreve që palestinezët duan të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen, është përballur me dhunë të shtuar që nga dështimi i bisedimeve të paqes me Izraelin më 2014.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vetëm çanta e Trixës kushton hiq më pak se një “Mercedes S-Class” i viteve të fundit

Story i radhës

Vaksinat për gratë shtatzëna, ja çfarë thonë mjekët

Të fundit nga