Ushtria e Izraelit njoftoi se forcat ajrore kanë vendosur në objektivin e tyre shumë pika që i përkasin Hamasit në Gazën nën bllokadë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nëpërmjet një deklarate ushtria izraelite bëri të ditur se në objektiv janë vendosur një kompleks trajnues i forcës detare të Hamasit dhe një strukturë e nëndheshme në të cilën kryheshin punime për rritjen e fuqisë ushtarake të Hamasit dhe në të cilën prodhoheshin mjete luftarake.
Ndër të tjera në deklaratë vihet theksi se sulmi ajror ka qenë kundërpërgjigje e lëshimit të një rakete nga Gaza drejt territorit të Izraelit.
Gazetari i AA-së në Gaza, ka njoftuar se lidhur me ngjarjen helikopterët ushtarakë izraelitë gjatë natës kanë kryer sulme në perëndim të Gazës dhe në qytetin Khan Yunis në jug të Gazës.
Nga autoritetet e Gazës ende nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me pasojat e sulmit ajror të Izraelit.